Haziri: Bllokuesi nuk kalon, nuk kemi Kuvend e as Qeveri, por vetëm deputetë të zgjedhur NULL NULL 26.06.2025 21:52 26.06.2025 21:52 Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri. Foto: FB Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se është për keqardhje që në vend se politikanët, nëpërmjet deputetëve nuk i zgjidhin ngërçet, por sipas tij, duhet Kushtetuese që ta bëjë këtë. “Bllokuesi nuk kalon! Përshkrimi i frymës kushtetuese që Kosova ka vendosur më 17 shkurt 2008, nënkupton që marrëveshjet, mirëbesimi e kompromiset politike janë mjetet e vetme legjitime dhe patriotike në këtë Republikë, e cila themelet i ka më 2 korrik 1990. Nuk ka detyrim”. “Për votim, nuk e lejon shantazhin politik, e aq më shumë, nuk lejon keqpërdorimin e frymës kushtetuese për t’u keqpërdorë për konsum politik. Është për keqardhje që në vend se politikanët, nëpërmjet deputetëve, t’i zgjidhin ngërçet, i duhet Gjykatës Kushtetuese që ta bëjë këtë!” “Bllokuesi nuk kalon. Nuk kemi Kuvend e as Qeveri, por vetëm deputetë të zgjedhur, sikurse që nuk mundesh me qenë edhe deputet e edhe anëtar i Qeverisë. Republika, mbi të gjitha!”, ka thënë Haziri. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.