Haziri aktivizon Shtabin Emergjent pas reshjeve të shiut NULL NULL 27.05.2021 22:46 27.05.2021 22:46 Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, pas reshjeve të shiut e ka aktivizuar Shtabin Emergjent i cili ka dalë në terren. Ai ka thënë se situatë më e rënduar është në fshatrat Sllubicë dhe Pogragjë nga qytetarët e të cilave ka kërkuar që të largohen nga shtëpitë e tyre nëse përkeqësohet situata. “Për momentin, situatë më e rënduar paraqitet në fshatin Sllubicë dhe Pogragjë, ku janë dëmtuar katër ura dhe muri i një shtëpie. Kërkoj nga qytetarët e asaj pjese që në rast të përkeqësimit të situatës, të largohen përkohësisht nga shtëpitë e tyre. Për çfarëdo problemi eventual, luten qytetarët që t’i kontaktojnë numrat e emergjencave të cilët janë pa pagesë: 112 dhe 193”, ka shkruar Haziri në Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 41 minuta më parë
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 3 orë më parë