Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hazardi u pensionua edhe pse pati ofertë marramendëse nga Arabia

NULL NULL
21.11.2023 11:02

Eden Hazard u pensionua gjithsesi ndonëse kishte pranuar oferta marramendëse nga klubet e Arabisë Saudite.

Belgu i kishte thënë Jon Obi Mikelit që kishte marrë ofertë prej një milionë funtesh në javë.

“A duhet të shkojë në Arabinë Saudite ku do të fitoj një milion në javë, e pastaj çka? I kisha dy apo tri oferta për të shkuar në Arabinë Saudite”, i kishte thënë Hazard Mikelit, gjë që ai e rrëfeu në Vibe with Five me Rio Ferdinandin.

“Ai tha, ‘Mikel, kam shumë para. Ti e di si e jetoj jetën. Nuk shpenzoj shumë para. Pra, kam para tani që të jetoj me familjen dhe t’i rris fëmijët”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.