Hazard: Titulli i merituar NULL NULL 03.05.2015 18:37 03.05.2015 18:37 Futbollisti më i mirë i Chelseat, Eden Hazard, ka thënë se skuadra e cila drejtohet nga Jose Mourinho me meritë e ka fituar titullin e kampionit në Angli. “E kemi merituar titullin dhe të gjithë jemi krenarë që e arrit”, tha Hazard, pas ndeshjes ndaj Crystal Palace më tre pikët ndaj së cilës Chelsea u konfirmua kampion në Premier League. Më pas Hazard tha se ndihet i lumtur që e ka besimin e Mourinhos, dhe kjo është arsye që ai po shkëlqen në fushë. Vitin e kaluar kampion në Premier League ishte skuadra e Manchester Cityt, kurse në këtë edicion “Blutë” ishin të pakonkurrencë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 4 days