Hayek: Seksi nuk është çelësi i një martese të lumtur NULL NULL 01.06.2016 15:38 01.06.2016 15:38 “Seksi nuk është çelësi si i një martesë të lumtur, por është vetëm një efekt anësor”, kështu ka thënë Salma Hayek në numrin e ri të revistës Red. Aktorja tha se ka mësuar disa gjëra në lidhje me marrëdhëniet. Ajo madje paralajmëroi se seksi i përditshëm nuk është ideal, duke thënë se atëherë humb “bukuria e saj”. Salma tha se një martesë e fortë si ajo që ka me bashkëshortin e saj Francois – Henri Pinault është thjesht një kimi e fortë në mes të një çifti. “Ju duhet të vazhdoni të qeshni, vazhdoni të eksploroni, të argëtoheni me njëri-tjetrin, dhe po ashtu të keni romancë në mes vete”, ka këshilluar ajo. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.