Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haxhiu viziton Thaçin dhe të tjerët, thotë se Gucati së shpejti do të jetë në Kosovë

NULL NULL
15.10.2023 18:39
Bekim Haxhiu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu, ka vizituar në Hagë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe të tjerët.

Ai bëri të ditur se së shpejti Hysni Gucati, do të jetë së shpejti në Kosovë.

“Bashkë me gjeneralin Nuredin Lushtaku ishim në vizitë dyditore në Hagë te krerët dhe bashkëluftëtarë e UÇK-së. Çdo takim me krerët e UÇK-së është emocionues, domethënës e shpresëdhënës se drejtësia do të triumfoj dhe çlirimtarët do të kthehen fitimtarë në Kosovë”, tha Haxhiu.

Ditëve të fundit ishte raportuar se ish-kreu i veteranëve Hysni Gucati, do të lirohet nga Haga, por ende nuk ka ndonje konfirmim zyrtar.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.