Haxhiu thotë se Hoti e Hyseni janë pjesë e projekteve të rrezikshme të Thaçit NULL NULL 01.08.2020 15:47 01.08.2020 15:47 "Ne i bëjmë me dije kujtdo që tenton të sjell ndonjë marrëveshje të dëmshme se ato nuk mund të gjejnë zbatim në Republikën e Kosovës”. Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se rrëzimi i Qeverisë Kurti dhe përmbysja e vullnetit të 6 tetorit tregon qartë se Kryeministri Avdullah Hoti dhe koordinatori shtetëror për dialog Skënder Hyseni janë pjesë e projekteve të rrezikshme të Presidentit Hashim Thaçi. Sipas saj, këta që në fillim i kanë zbatuar kërkesat e Serbisë duke hequr reciprocitetin dhe duke hequr dorë nga anëtarësimet në organizmat ndërkombëtar. “Këto janë premisat e një pazari të keq. Ndërkohë janë mbajtur disa seanca ku Hoti lëre që nuk ka as mbështetje as platformë e nuk ka krijuar as unitet, por nuk ka treguar as më të voglën fjalë se çfarë po bisedohet në këto negociata”. “Ai po thotë që platformë është kushtetuta ndërkohë ndër fjalët e para që ka thënë është se Asociacioni është obligim”. “Përtej këtyre tendencave e vizitave tinëzare pa mandate, e pa legjitimet ne i bëjmë me dije kujtdo që tenton të sjell ndonjë marrëveshje të dëmshme se ato nuk mund të gjejnë zbatim në Republikën e Kosovës”. “Nuk mundet një qeveri ilegale, ilegjitime të sjelli marrëveshje e aq më pak persona që nuk kanë marrë as më të voglin besim qytetarë të përfaqësojnë Kosovën”. “Kjo gjë ka marrë fund. Ata mund të shëtisin gjithandej, por pazaret këtu nuk kanë vend. Nuk mund të ketë dialog të mirëfilltë pa zgjedhje demokratike paraprakisht”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 6 minuta më parë
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 day