Haxhiu thërret gazetarët, “lëvdohet” e thur falënderime (VIDEO) NULL NULL nga Drin Demiri 23.07.2022 20:23 nga Drin Demiri 23.07.2022 20:23 Albulena Haxhiu zgjodhi të mos pushojë të shtunën, por të thërrasë një konferencë për medie. Veçse, tema që ka për të folur nuk është e natyrës urgjente. Ministrja e Drejtësisë, doli t’i falënderojë deputetët për përkrahjen e tetë nismave ligjore gjatë korrikut që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit. Ndër to është edhe projektligji për Byron Për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë, për të cilin abstenoi bashkëpartiaku i saj, kryetar kuvendi, Glauk Konjufca. E para e dikasterit të Drejtësisë, njoftoi se për herë të parë të premten, për shkak të shkeljeve i është tërhequr licenca një përmbarueseje, njofton Klan Kosova. Por, Haxhiu u pyet edhe për rezolutën shqiptare kundër raportit të Dick Martyt, të cilën e mirëpriti. Mirëpo, për rezultatet e nismës tha se është herët të flitet, veçse shpjegoi procedurat që duhen për shfuqizimin e speciales.