Haxhiu: Thaçi, Mustafa e Veseli e kanë ditur se Malit të Zi iu falën 8000 mijë hektarë NULL NULL 03.08.2016 14:52 03.08.2016 14:52 Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena haxhiu ka thënë sot presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa dhe kryekuvendari Kadri Veseli përgjatë gjithë kohës kanë qenë në dijeni se Malit të zi i janë falur mbi 8000 mijë hektarë tokë. “Sot u dëshmua edhe njëherë se kundërshtimi ynë gati 1 vjeçar ishte i drejtë dhe se të gjitha veprimet tona, çofshin ato edhe më radikalet kanë qenë të drejta dhe të domosdoshme”. “Mustafa, Thaçi e Veseli përgjatë gjithë kohës kanë qenë në dijeni se Malit të zi i janë falë mbi 8000 ha.Une besoj që deputetët e mazhorancës (të cilët thonin se ende s’janë bindur që është humbur territor), pas prezentimit të fakteve nga ekspertet e profesoret, janë bindur se Thaçi i ka dhënë mbi 8000 ha Malit të zi dhe i ftoj të njëjtit t’i bashkohen kundërshtimit tonë nëse qeveria tenton ta sjellë këtë marrëveshje në Kuvend për ratifikim”. “P.S uroj që prokurorët që kanë ngritur aktakuza për deputetët e opozitës ta kenë shikuar këtë tryezë dhe të heqin dorë nga të njëjtat, për të hartuar ato kundrejt Thaçit dhe shërbëtorëve të tij!” ka shkruar ajo në një postim në llogarinë e saj ën Facebook, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Një ditë para vizitës së Osmanit, ura e Budapestit dekorohet me flamuj të Kosovës 45 minuta më parë
Kosova Çka “fluturoi” gjatë natës mbi qiellin e Kosovës, pamjet që po qarkullojnë (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova “Vijnë në pranga, dalin të qetë”, pacientja më e re në Shtime 23 vjeçe e 72 më i vjetri (VIDEO) 2 orë më parë