Haxhiu: ShBA partnere strategjike e Kosovës, roli i tyre i domosdoshëm NULL NULL 17.06.2025 10:50 17.06.2025 10:50 Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu, është deklaruar pas dështimit të 33-të të seancës konstituive. Ajo para mediave komentoi deklarimin e presidentit të ShBA-së Donald Trump, se do t’i kthehet çështjes së dialogut Kosovë-Serbi. Haxhiu se në vazhdimësi mirëpritet roli i ShBA-së në raport me Republikën e Kosovës. “Ata janë partnerë strategjik, prandaj roli i tyre është i domosdoshëm”, tha ajo para mediave njofton Klankosova.tv. Tutje ajo theksoi se normalizimi i raporteve me Serbinë është i mundur, por sipas saj duhet presion mbi shtetin serb. “Ata të cilët në vazhdimësi kanë qenë destruktiv në këtë proces është Serbia, andaj ka qenë dhe është tejet e rëndësishme që ky presion të vendoset mbi Serbinë”, deklaroi Haxhiu./ Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.