Haxhiu: S’ekziston asnjë dëshmi apo teori që do t’ia mundësonte Pacollit pronësinë mbi Grandin NULL NULL 04.01.2025 22:43 04.01.2025 22:43 Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka shkruar për rastin e Behgjet Pacollit, duke thënë se Republika e Kosovës, sipas Vendimit të Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Kontesteve Investimeve, sipas saj, ka gjetur që nuk ekziston asnjë premisë, dëshmi apo teori që sipas saj, do t’ia mundësonte Behgjet Pacollit pronësinë mbi Grandin. Ajo tha se e vetmja gjë për të cilën obligohet Republika e Kosovës, është kthimi i vlerës monetare të cilën Pacolli sipas Haxhiut, ia kishte dhënë AKP-së në emër të privatizimit. “Grandi mbetet në pronësi të Republikës së Kosovës Republika e Kosovës, sipas Vendimit të Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Kontesteve Investimeve, ka gjetur që nuk ekziston asnjë premisë, dëshmi apo teori që do t’ia mundësonte Behgjet Pacollit pronësinë mbi Grandin”. “E vetmja gjë për të cilën obligohet Republika e Kosovës, është kthimi i vlerës monetare të cilën Pacolli ia kishte dhënë AKP-së në emër të privatizimit. Edhe pse ai nuk ishte palë në procedurë, AKP kishte pranuar mjetet e tij. Këto tani ne detyrohemi t’i kthejmë”. “Për shkak të hajnisë 20 vjeçare nëpër institucione shtetërore, paguajmë pasoja ende. Por këto janë të fundit. Pronësinë mbi pronën publike nuk ia lejojmë askujt. Prandaj Grandi mbetet i Kosovës e i qytetarëve të saj”, thuhet tutje në shkrimin e saj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kosova thyen rekord botëror, bëhet shteti i parë në botë me 36 seanca kuvendi të dështuara (VIDEO) 23/06/2025
Kosova Kuvendi ende pa Zot shtëpie, kush e ka fajin? – Mimoza Kusari-Lila sot në “DPT te Fidani” 23/06/2025