Haxhiu pret në takim ambasadorin Rudolph, flasin për marrëdhëniet Kosovë-Gjermani NULL NULL 03.03.2026 18:27 03.03.2026 18:27 Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu zhvilloi sot takim me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph. Në njoftimin e Kuvendit thuhet se në këtë takim u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, mbështetjen e vazhdueshme gjermane për forcimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit, si dhe siç thuhet në njoftim, për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërparlamentar. “Haxhiu shprehu mirënjohje për mbështetjen e ofruar nga Republika Federale e Gjermanisë ndaj Republikës së Kosovës, në veçanti në proceset e integrimit evropian dhe në konsolidimin institucional të vendit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit./Klankosova.tv