Haxhiu: Organizimi i referendumit të Serbisë në Kosovë është shkelje e sovranitetit NULL NULL 15.01.2022 10:41 15.01.2022 10:41 Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se organizimi i referendumit serb në Kosovë është shkelje e sovranitetit të vendit. Sipas saj, qytetarët serbë me shtetësi të dyfishtë, mund të votojnë përmes postës ose në Zyrën Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, transmeton Klankosova.tv. “Republika e Kosovës është shtet i pavarur dhe sovran. Organizimi i referendumit të Serbisë në Kosovë është shkelje e sovranitetit dhe integritetit territorial të saj. Qytetarët serbë me shtetësi të dyfishtë, si në çdo vend tjetër, mund të votojnë përmes postës ose në Zyrën Ndërlidhëse.” thuhet në një postim në Twitter të saj. Në Serbi sot do të organizohet referendum për ndryshimet kushtetuese për gjyqësorin. Qeveria u ka ofruar qytetarëve serbë në Kosovë mundësinë e votimit nëpërmjet postës ose Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë. Derisa Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se është e rëndësishme që qytetarët serbë në Kosovë që kanë të drejtë vote, të mund ta ushtrojnë këtë të drejtë. Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme, ku do të diskutohet lidhur me synimet e Serbisë për të mbajtur referendum kushtetues në Kosovë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Stabiliteti i Ballkanit është prioritet i Italisë 2 minuta më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 42 minuta më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 2 orë më parë