Haxhiu: Nuk më befasojnë deklaratat e Daçiqit, ai e të tjerë nuk u penduan për krimet në Kosovë (VIDEO) NULL NULL 15.08.2024 15:24 15.08.2024 15:24 Deputeti i PDK-se, Bekim Haxhiu. Foto: Klan Kosova Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i ka reaguar deklaratës së ministrit të Brendshëm serb, Ivica Daçiq, për arrestimin e tij pasi ka marrë pjesë në varrimin e Faton Hajrizit, ish i burgosur i cili u vra nga institucionet serbe, pasi e vrau një polic të Serbisë. Në Kosova Today të Klan Kosovës, ai ka pohuar se nuk e befasojnë deklaratat e llojit të tillë, dhe se Daçiqi do të duhej të dilte para drejtësisë ndërkombëtare e të gjykohej për krimet që i ka bërë gjatë luftës së fundit në Kosovë. “Ajo ka qenë dëshirë e kamotshme e Daçiqit, e Daçiqave, e Vuçiqave dhe e ‘viçave’ të tjerë, jo vetëm për arrestimin e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe për asgjësimin e popullit shqiptar, kjo dëshmon se logjika e mendësia në Serbi nuk ka ndryshuar dhe se për të gjitha krimet që Daçiqi, Vuçiqi dhe Radoiçiqi i kanë kryer në Kosovë nuk janë penduar”. ” Për fat të keq nuk janë përgjigjur edhe përpara drejtësisë ndërkombëtare sepse nuk është ndonjë guxim i Daçiqit sepse ai sot e deklaron sepse më shumë është neglizhencë dhe mospunë e drejtësisë ndërkombëtare”. “Sepse po të punonte drejtësia ndërkombëtare këta do të përgjigjeshin për krimet e kryera si pjesë e aparatit shtetëror gjenocidal të Serbisë dhe nuk do t’i vinte fare radha të deklarohej si ministër, nuk më befasojnë deklaratat e tilla”, ka thënë Haxhiu. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani ndan fotografi nga New Yorku ku do ta përfaqësojë Kosovën në javën e nivelit të lartë të OKB-së 2 minuta më parë
Kosova Kurti: Ka ardhur koha që BE-ja të bëjë hapa konkretë për rrugën evropiane të Kosovës 15 orë më parë