Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haxhiu: Në të gjitha shkollat në orën e parë të mësimit sot do të diskutohet për dhunën në familje

NULL NULL
25.11.2024 09:52
Albulena Haxhiu
Foto: KosovaPress

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu bashkë me shefen e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lila po bashkëbisedojnë me nxënësit shkollës “Ahmet Gashi” për dhunën me bazë gjinore.

Nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë ka nisur fushata globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

Haxhiu theksoi se sot në të gjitha shkollat në orën e parë të mësimit do të diskutohet për dhunën në familje.

Ajo tha se deri më 10 dhjetor organizohen me qindra aktivitete, raporton KosovaPress.

“Ministria e Drejtësisë e ka për përgjegjësi që të adresojë politikat për eliminimin e dhunës në familje. Deri më tani kemi ndërmarrë shume veprime që kanë për qëllim që të rehabilitojnë personat qa kryejnë dhunën në familje”, tha ajo.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lila tha se mekanizmat për të parandaluar dhunën janë të shumtë. Ajo kërkoi nga nxenëait që të bëhen “aleatë për parandalimin e dhunës”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.