Haxhiu: Kurti duhet të japë llogari për degradimin e shëndetësisë, për skandale e hajni NULL NULL 29.02.2024 11:40 29.02.2024 11:40 Bekim Haxhiu gjatë fjalimit në Kuvendin e Kosovës Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mospjesëmarrje në seancën ku po diskutohet për sigurimet shëndetësore. Ai ka kërkuar përgjegjësi për siç ka thënë, dështimin në shëndetësi e degradimin në sistemin shëndetësor. “Sot Kurti duhej të ishte në këtë debat për të dhënë përgjegjësi për dështimin në shëndetësi edhe si kryeministër edhe si kryetar i komitetit ekzekutiv për shëndetësi. Kurti sot do duhej të jepte llogari për degradimin e sistemit shëndetësor, pabarazinë, pakënaqësinë e pacienteve dhe profesionistëve shëndetësorë. Njëri nga ata sot është në grevë urie tani e tri ditë. Skandale e hajni pa dhënë askush llogari, as kur shtatzëna vritet para Gjinekologjisë. As kur gjymtohet trupi i foshnjës së vdekur në lavatriçen e spitalit të Pejës, as kur digjet pacienti në Klinikën e Psikiatrisë”, deklaroi ai gjatë fjalimit në Kuvendin e Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Krasniqi: Kënaqësi që mora pjesë në hapjen e ekspozitës së fotogazetarit Blerim Uka 2 orë më parë
Kosova Arrestimi i shtetasit serb për planifikim të vrasjes, Prokuroria po tenton të zbulojë edhe ndonjë të dyshuar tjetër 2 orë më parë