Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haxhiu kërkon transferimin e katër kosovarëve që po mbahen në burgjet e Serbisë

NULL NULL
01.07.2024 14:10
Albulena Haxhiu
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një letre i ka kërkuar homologes së saj serbe, Maja Popoviq transferimin në Kosovë të katër qytetarëve kosovarë që po mbahen në burgjet e Serbisë.

“Javën qe lamë pas i kam kërkuar Ministres së Drejtësisë të Serbisë transferimin e qytetarëve tanë të cilët po mbahen në burgjet e Serbisë”.

“Nezir Mehmetaj, Hasan Dakaj, Sadik Duraku dhe Tefik Mustafa duhet kthyer në Kosovë për t’u gjykuar drejtë dhe paanshëm nga institucionet e drejtësisë në Republikën e Kosovës”, ka shkruar ajo në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.