Haxhiu i kërkoi prokurorit të tërhiqet nga aktakuza ndaj saj, Çitaku: Të dorëzuar i duan të gjithë NULL NULL 10.02.2023 17:33 10.02.2023 17:33 Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar për deklaratën e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ndaj prokurorit. Haxhiu i ka kërkuar prokurorit të tërhiqet nga aktakuza ndaj saj, duke i thënë “Dorëzohu, s’është vonë”. E në lidhje me këtë, Çitaku është shprehur se ashtu, të dorëzuar, i duan të gjithë, përcjell Klankosova.tv. “Dorëzohu, s’është vonë” i paska thënë prokurorit e pandehura Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë. Sepse, ashtu, të dorëzuar i duan të gjithë. Të dorëzuar i duan mjekët, mësuesit, policët, prokurorët, mediat, shoqërinë civile, opozitën. Kjo mendësi nuk kalon në Kosovë”, ka shkruar Çitaku. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Arrestohet 38-vjeçari nga Kosova në Ulqin, dyshohet se shkaktoi një zjarr pasi e gjuajti cigaren 28/06/2025