Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haxhiu: Do ta riprocedojmë Kodin Civil, mosvotimi i tij s’ishte fare lajm i mirë

NULL NULL
23.03.2022 14:55

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka konfirmuar se do ta riprocedojnë Kodin Civil në Kuvend të Kosovës, duke thënë se mosvotimi i tij herën e parë nuk ka qenë një lajm i mirë.

“Mosvotimi i Kodit Civil nuk ka qenë fare lajm i mirë, sepse pas Kushtetutës së Republikës konsiderohet si një dokument shumë i rëndësishëm, prandaj edhe do ta riprocedojmë në Kuvendin e Kosovës pasi rregullorja e punës së Kuvendit nuk parasheh ndonjë afat në rastet kur kuvendi nuk e  voton një dokument”.

Ajo tha se ligjvënësit kosovarë, pavarësisht fesë së tyre, duhet të shohin dhe të përfaqësojnë interesat e të gjithë qytetarëve të vendit – pavarësisht orientimit të tyre seksual.

“Në Kuvendin e Kosovës ka deputetë që janë të feve të ndryshme, por deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të përfaqësojnë interesat e të gjithë qytetarëve të Kosovës, dhe në këtë rast pavarësisht orientimit të tyre seksual. Unë mund t’i kuptoj mendimet ndryshe në këtë drejtim, por nuk mund ta kuptoj asnjëherë gjuhën e urrejtjes në Kuvendin e Kosovës, dhe më vjen mirë që kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pasë rol shumë konstruktiv dhe emancipues nga foltorja e kryetarit të Kuvendit në drejtim të deklaratave të deputetëve. Ne nuk negociojmë për të drejtat e njeriut, sepse ato janë të njohura edhe me Kushtetutën e Kosovës edhe me standardet ndërkombëtare”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.