Haxhiu: Do ta bëjmë Kosovën vend më të mirë e më të sigurtë, për çdo vajzë dhe grua NULL NULL 10.12.2023 17:43 10.12.2023 17:43 Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, tha se Kosova do të bëhet vend më i mirë dhe më i sigurtë, për çdo vajzë dhe grua. Këtë deklarim, ajo e bëri përmes një videoje në pë përmbyllje të fushatës ““16 Ditëve të Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”. “Si qeveri, nuk do të lejojmë një shoqëri ku dhuna shihet si diçka normale. Pra, dhuna nuk do të normalizohet. Beteja për ta eliminuar dhunën në baza gjinore është e përditshme, e përhershme dhe qeveria jonë, është në ballë të saj”, tha ajo. Gjatë 10 muajve të kaluara, në Kosovë u vranë tri gra. Kështu thonë të dhënat nga policia. Së fundmi, rasti i vrasjes së Liridona Ademajt, e ka tronditur Kosovën dhe më gjerë. Dyshohet se organizatori i kësaj ngjarje makabre, është ish-burri i saj, Naim Murseli/ Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "S'e ka kuptuar pyetjen", kontradiktat e komunës së Kamenicës për punëtorët që paguan e rrijnë në shtëpi (VIDEO) 23 orë më parë
Kosova Hamza në Dragash viziton një qumështore: Do t’ju përkrahim me grante deri në 30% të vlerës së investimit 1 day