“Haxhi Zeka” mbështet Programin Nacional për Rininë NULL NULL 12.02.2019 10:36 12.02.2019 10:36 Me qëllim të realizimit të Programit Nacional për Rininë edhe për studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Koordinatori Nacional për Kulturë Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me rektorin e këtij universitetit Fadil Millaku. Hoti tha se ky program mundëson pjesëmarrjen e të gjithë studentëve të Republikës së Kosovës pa dallim. Ai kërkoi mbështetje nga rektori për studentë vullnetarë për të vëzhguar procesin e garës. “Programi Nacional për Rininë parasheh përfshirjen e rreth 110.000 studentëve nga të gjitha universitet dhe kolegjet e Kosovës në garën e sportit dhe kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik. Studentët do të kenë mundësinë të tregojnë aftësitë e veta sportive dhe kreative përmes këtyre garave dhe më të mirët e këtyre fushave do të shpërblehen. Kërkoj mbështetjen e juaj për studentët vullnetarë për të vëzhguar procesin e garës pasi që, mendja më e pakorruptuar dhe më e pastër e shoqërisë është studenti”, tha Koordinatori Hoti. Nga ana e tij, Millaku e garantoi mbështetjen e programit duke thënë se pret që të jetë një projekt i suksesshëm. “Për fat të keq në vitet para lufte ka pasur shumë më shumë gara se sa që mbahen tash. Jam shumë i lumtur që një program eksluziv për garën do të zhvillohet këtë vit. Studentët dhe nxënësit kanë nevojë për aktivitete të tilla sepse i largon ata nga dukuritë negative dhe ndihmon shumë në socializimin mes nxënësve dhe studentëve”, tha ai. Kjo marrëveshje përcakton angazhimet e ndërsjella të palëve nënshkruese për implementimin e Programit Nacional për Rininë dhe për organizimet e përbashkëta të aktiviteteve që kanë të bëjnë me përfshirjen e studentëve në garat e kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik si dhe të sportit./klankosova.tv/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 10 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 11 orë më parë