Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haxhi Avdyli: Shkarkimi një akt i ulët, një lloj hakmarrjeje, por nuk mërzitemi (VIDEO)

NULL NULL
05.01.2021 23:56

Haxhi Avdyli, e ka quajtur një lloj hakmarrje ndaj tij vendimin e Degës së LDK-së për ta shkarkuar nga të gjitha pozitat.

“Jemi çuditur me vendimin sepse kemi shpreh vullnetin publik. Ai akt po duket akt i ulët politikë. I ngjan një lloj hakmarrjeje të ulët. Nuk mërzitemi. Është mënyrë e një mendësie të vjetër të diferencimit. Tani edhe është koha që t’i ndajmë rrugët”, ka thënë Avdyli, njofton Klan Kosova.

“Isa Mustafa, Agim Veliu dhe disa të tjerë me lojëra e kanë dëmtuar vullnetin e qytetarëve. Vjosa Osmani është anashkaluar, përjashtuar dhe tash fyhet. Albin Kurti… mund të kemi mospajtime të ndryshme. Ai ishte më i votuari… Nëse vendimi im për të mos e votuar shkarkimin e Kurtit, është punë kundër LDK-së jam krenar”.

Ai i ka quajtur të paskrupullta deklaratat e Ministrit të Brendshëm, Agim Veliu ndaj Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.

“Të flasë nënkryetari, ministri i MPB dhe të përçmojë vetit fizike të dikujt nuk ka ndodhur në historinë e parlamentarizmit tonë. I fyeri të fyen. Agimi ka nervozë të madhe dhe po e sheh se koha e tij po mbaron. Gjenerata e politikanëve të rinj ku bëjnë pjesë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, dita për ta po vjen”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.