Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Havolli: Mund të ketë hapësirë për reduktimin e Qeverisë

NULL NULL
30.05.2016 23:59

I ftuar në Ballë për Ballë në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova i ftuar ishte Sokol Havolli, shef i kabinetit të qeverisë.

Ai ka folur për riformatimin e mundshëm të qeverisë pas kërkesës së PDK-së dhe për rritjen ekonomike në vend.

“Rritja ekonomike sipas agjencisë në Kosovë është 4 %”.

“Pritjet tona kanë qenë rreth 3.6%,  por rezultatet tregojnë se kjo normë ka qenë më e fuqishme sesa kemi pritur”.

“Gjatë vizitave në teren e kemi parë një efekt më të mirë”.

“Kjo është vërejtur nga bizneset të cilët kanë pasur mundësi të krijojnë kapacitete investues”.

Havolli thekson se investimet ndikojnë në rritjen ekonomike.

“Rritja ekonomike gjenerohet përmes investimeve”.

“Investimet janë ato që kanë ndikuar në rritje dhe një pjesë e vogël është gjeneruar nga komponenta e konsumit”.

Ai tregon se investimet e huaja kanë qenë të një niveli të lartë në Kosovë.

“Ka investitorë të brendshëm dhe të jashtëm prej 324 milionë euro të investimeve të huaja një ndër nivelet më të larta në Kosovë”.

“Ka pasur edhe investitorë të brendshëm”.

“Investimet ndikuan në rritjen e zhvillimit ekonomik”.

Havolli tregon se efekt negativ për ardhjen e investitorëve të huaj kanë qenë protestat e dhunshme në Kosovë.

“Ka pasur vonesa në ardhjen e investitorëve të huaj shkaqet kanë qenë protestat e dhunshme dhe efekti i korrupsionit i cili e ka efektin e vet negativ”.

“Gjatë 2015 nuk kemi pasur afera korruptive dhe ka përmirësim”.

Sipas Havollit qeveria është e fokusuar në zhvillimin ekonomik.

“Rritja nga komponenta e investimeve siguron rritje edhe për vitet e edhe ardhshme si krijimi i vendeve të reja të punës”

“Programi i qeverisë ka qenë i orientuar në tema të ekonomise dhe agjenda kryesore për të gjitha institucionet janë të përkushtuara në rritjen e ekonomisë”.

“Ka pasur efektin e drejtpërdrejt te kompanitë që kanë pasur qëllime të investimit në Kosovë”.

“Programi i qeverisë është i dakorduar mes partnerëve të koalicionit”.

“Programi nuk duhet të ndryshohet por gjatë procesit mund të ketë ndryshime kozmetike por baza nuk ndryshohet”.

“Ne tash duhet të vazhdojmë me pjesët plotësuese sepse programi është 4 vjeçar”.

Havolli ka thënë se Kosova ka pasur zhvillim të madh në aspektin ekonomik dhe kjo pritet të ndodh edhe në vitin 2016.

“Në aspektin ekonomik gjërat po funksionojnë mirë dhe pritet edhe në vitin 2016 zhvillime edhe më të mëdha”.

“Ndërtimi i termocentralit kosova B do të sjellë rritje edhe më të madhe ekonomike”.

“Sa i përket pjesës programore mund të ketë nevojë për ndryshime kozmetike”.

Ai tregon se Mustafa është shprehur i gatshëm për reduktimin e qeverisë, nëse paraqitet nevoja.

“Kryeministri ka përmendur se ka hapësirë për reduktimin e qeverisë e cila shkon në komfrom të ligjit”.

“Nuk mund ta vlerësoj nëse qeveria ka shumë ose pak ministra dhe këtë çështje duhet ta vlerësojnë bartësit e koalicionit”.

“Mund të ketë hapësirë për reduktim të qeverisë”.

“Dhe Isa Mustafa është shprehur i gatshëm që ta shqyrtojë edhe këtë ligj”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.