Hauger dominon në Formula 2 NULL NULL nga Naim Selmani 22.07.2023 17:24 nga Naim Selmani 22.07.2023 17:24 Piloti norvegjez Denis Hauger me dominim ka arritur që të triumfojë në garën sprint në Formula 2 të shtunën. Ani pse nisi nga pozita e dytë, ai menjëherë e mori kryesimin e garës duke e lënë pas vetes pilotin Kush Maini, përcjell klankosova.tv. Më pas ishte vetëm çështje e shkëputjes nga kundërshtari dhe Hauger hyri në cak i pari me 4.2 sekonda distancë nga vendi i dytë. Ai kështu e arriti fitoren e dytë këtë sezon në Formula 2. Vendi i dytë i takoi japonezit Ayumu Iwasa. Teksa i treti në podium u ngjit britaniku Oliver Bearman me ekipin Prema Racing.