Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hashim Thaçi: Është veç një e vërtetë, unë jam plotësisht i pafajshëm!

NULL NULL
18.02.2026 14:17

Hashim Thaçi, njeriu që 18 vjet më parë lexoi fjalimin për aktin historik të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, sot do të qëndrojë përballë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë (DhSK), për të mbrojtur me një fjalim të fuqishëm luftën e drejtë dhe sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në këtë moment me peshë historike, ish-presidenti kosovar po i drejtohet trupit gjykues, opinionit ndërkombëtar dhe popullit të Kosovës, me një mesazh të qartë për kauzën çlirimtare, rrugëtimin e dhimbshëm drejt shtetësisë dhe për të vërtetën e luftës që ndryshoi përgjithmonë fatin e vendit, raporton Klankosova.tv

Të nderuar gjyqtarë, për vjet vite në këtë sallë të gjyqit i keni dëgjuar akuzat e Prokurorisë dhe argumentet e mbrojtjes. Ju i keni parë faktet, ju e keni dëgjuar të vërtetën. Është vetëm një e vërtetë: akuzat nuk qëndrojnë. Unë jam plotësisht i pafajshëm. 

Në kohën e masakrave në Qirez, Prekaz e Likoshan në fillim të vitit 1998 unë isha student në universitetin e Zurihit, dhe atëherë nuk po bëja plane për ta marrë kontrollin në Kosovë, por për t’i kaluar provimet. 

Kjo Prokurori më thuri shumë lavde e më ndau shumë tituj e grada, por e vërteta është krejt tjetër. Unë nuk isha ai që e transportova rezistencën nga Perëndimi në Kosovë, unë iu bashkova rezistencën në Kosovë. Nuk ishte kthimi im nga Perëndimi pse UÇK-ja po masivizohej, arsyeja ishte Millosheviqi”.

Askush më bukur nuk e ka thënë këtë sesa ish-sekretarja e Shtetit e SHBA-së, Madeleine Albright, citoj: ‘Millosheviqi me sjelljet e tij ndaj popullit të Kosovës është rekrutuesi më i madh i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. 

Fakti që UÇK-ja nuk ishte organizuar ashtu siç Prokuroria pretendon se ishte, nuk e zbeh aspak rolin e saj për lirinë e Kosovës, nuk e bën kauzën e saj për çlirim më pak fisnike e as arritjen e pavarësisë më pak historike. Fitorja e Kosovës ishte më shumë politike e diplomatike. Suksesi më i madh i Kosovës ishte bashkëpunimi i plotë dh besimi me Perëndimin. Ata na ndihmuan pikërisht sepse e dinin se kush ishin dhe çfarë qëllimi kishin. Unë me asnjë çmim, në asnjë rrethanë, nuk do ta rrezikoja këtë aleancë me asgjë në këtë botë, sepse ashtu do ta rrezikoja vetë lirinë e Kosovës dhe ekzistencën tonë kolektive. 

Synimi ynë ishte paqja, e jo lufta. 

Si mund të pretendojë dikush që në kishim për qëllim ta merrnin kontrollin në Kosovë kur ne pranuam që bashkësia ndërkombëtare të kishte fjalën kryesore në Kosovë dhe pastaj që UÇK-ja t’ia dorëzonte armët NATO, ashtu siç ndodhi.

Gjatë gjithë Kosovës, i vetmi pushtet që kisha, ishte pushteti i zërit tim. Të nderuar gjyqtarë, siç e keni parë edhe gjatë gjykimit tim, unë e përdora zërin tim për ta promovuar një shoqëri shumetnike, tolerante në vendin tim, Kosovë. Unë u bëra thirrje serbëve lokalë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të ndërtojnë një të ardhme me ne. Edhe serbët, sikurse ne, ishim viktima të Millosheviqit.”

Kjo seancë në Hagë po konsiderohet si një tjetër kapitull i rëndësishëm në përballjen mes narrativave të Prokurorisë së Specializuar dhe në mbrojtjen e luftës për liri dhe pavarësi.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë, që katërshja e UÇK-së deklarohet në këtë proces gjyqësor. Fjalët e tyre janë dëgjuar qysh për herë të parë më 9, 10 dhe 11 nëntor 2020, kur janë deklaruar të pafajshëm. Më pas më, janë paraqitur në maj 2022, po ashtu për deklarim të fajësisë, pasi ZPS kishte shtuar disa akuza. Ata i janë drejtuar gjykatës edhe në fjalët hyrëse, por jo të gjithë – vetëm Thaçi, Krasniqi e Selimi, më 3,4 dhe 5 prill 2023.

Megjithatë, ka pasur edhe raste të tjera, kur ata kanë kërkuar fjalën për shkak të parregullsive – është data 27 maj 2024, kur kishte folur Veseli dhe në një datë tjetër, më 27 mars 2025, Thaçi e kishte kërkuar fjalën, raporton Klan Kosova.

Ish-drejtuesit e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe ndaj tyre, Prokuroria e Specializuar ka kërkuar dënim me nga 45 vjet secili – 180 në total.

Ekipet mbrojtëse fuqishëm kanë kundërshtuar pretendimet e ZPS-së në fjalët përfundimtarem por edhe sot në kundërpërgjigjet që kanë dhënë, duke u shprehur të qartë se Thaçi dhe të tjerët duhet të shpallen të pafajshëm dhe të lirohen./Klankosova.tv

lajme të ngjashme