Hashani i KEK-ut e pranon se vetë paralajmëruan kolapsin energjetik: Pati pasiguri nga ekipi i TC “Kosova A” NULL NULL 20.06.2025 19:42 20.06.2025 19:42 Kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Gramos Hashani, ka pranuar se ishte vetë kjo korporatë që paralajmëroi kolapsin energjetik mëngjesin e sotëm. Në një konferencë për media, Hashani tha se pati një pasiguri nga ekipi i Termocentralit Kosova A në deklarimin e mëngjesit të sotëm për kapacitetin e prodhimit. Por thotë se kjo deklaratë është korrigjuar në ndërkohë. “Nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, ta keni këtë të qartë. Ne e kemi deklaruar në mëngjes kapacitetin e prodhimit që kemi parashikuar për nesër, ka pasë një pasiguri nga ekipi i termocentralit Kosova A për të deklaruar atë kapacitet për nesër”. “Kjo është keqkuptuar, janë dhënë deklarata të ndryshme, më të cilat ne nuk merremi me to. [Deklaratat] që KEK-u nuk prodhon asnjë megavat pas 25 viteve, nuk janë të vërteta dhe kemi bërë atë korrigjim të deklarimit të kapaciteteve që njësia A3 do t’i prodhojë edhe nesër. KESCO-n e kemi partner strategjik”. “Ne do të prodhojmë energji elektrike nesër, nuk importohet energjia nesër 100%’’, ka thënë Hashani. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Renovimi i Teatrit mund të shtyhet përtej shtatorit / Çka thonë nga kompania "Limit Project"? (VIDEO) 3 orë më parë