Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hasani e përfundon me sukses kursin ASMC 3

NULL NULL
nga Naim Selmani 30.12.2022 15:45

Përfaqësuesja nga Federata e Basketbollit e Kosovës, Artina Hasani ka diplomuar në kursin për menaxhimin e avancuar sportivë (ASMC 3).

Menaxherja e Eventeve dhe Basketbollit 3×3 në FBK e ka përfunduar me sukses këtë Kurs që organizohet nga Komiteti Olimpik i Kosovës transmeton klankosova.tv.

Hasani ka përfunduar gjashtë modulet dhe punimin final, duke diplomuar me sukses para Ibër Alaj dhe Fitim Arifit.

Më herët në këtë Kurs, ka diplomuar edhe Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku.

Kursi i Avancuar për Menaxhimin Sportiv (ASMC) është një program edukues që paraqet platformën teoriko-praktike për avancim në punë në kuadër të Organizatave Sportive Olimpike.

lajme të ngjashme