Hasani: Asnjë s’është i gatshëm ta marrë iniciativën për zgjidhje NULL NULL 07.07.2025 10:51 07.07.2025 10:51 Nait Hasani nga radhët e PDK-së pak para nisjes së seancës së 43-të konstituive tha se përgjegjësia për moskonstituim bie tek të gjitha partitë. Sipas tij, askush s’është i gatshëm të marrë hapin rreth një zgjidhje të ngërçit politik, transmeton Klankosova.tv. “Gjykata Kushtetuese ka pru një vendim, dhe jemi duke pritur a do të ketë ndryshime apo jo. Krejt është përgjegjësi e kryetarëve të partive politike për me gjet zgjidhjen, partia e parë ka përgjegjësinë më të madhe, partitë e tjera po ashtu në nivelin e përqindjes. Asnjë s’është i gatshëm me marr iniciativën me bë zgjidhje”, tha Hasani. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rritje prej mbi 118%, Muharrremi tregon çka dhe sa u importua nga Serbia për gjashtë muaj 2 orë më parë
Kosova “Serbia po ndjek interesat e Putinit”, diskutohet kërcënimi i Kuvendit të Kosovës (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova Deputetët e LDK-së, PDK-së e AAK-së qëndrojnë në sallë edhe pas dështimit të seancës 4 orë më parë