Harvey Weinstein diagnostikohet me leukemi NULL NULL 22.10.2024 09:01 22.10.2024 09:01 Harvey Weinstein po lufton me kancerin. Një përfaqësues i producentit ka konfirmuar se Weinstein është diagnostikuar me leukemi mieloide kronike, një formë e kancerit të palës së eshtrave. Lajmi vjen disa muaj pasi Weinstein luftoi me probleme të tjera shëndetësore, duke përfshirë një operacion urgjent në zemër, transmeton Klankosova.tv. Ëeinstein fillimisht u dënua me 23 vjet burgim pasi u shpall fajtor për dy nga pesë akuzat për përdhunim në Nju Jork. Më pas ai u dënua me 16 vite të tjera pasi u shpall fajtor për tre nga shtatë akuzat në një gjyq në Los Anxhelos.