Harta me Kosovën si pjesë e Serbisë, Rama: Dihet që Spanja ashtu e ka hartën NULL NULL 05.04.2023 18:30 05.04.2023 18:30 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, iu është përgjigjur kritikave të shumta që erdhën si pasojë e një harte të prezantuar Në Konventën e Turizmit në Tiranë, ku Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë. Sipas tij, dihet që Spanja ashtu e ka hartën e rajonit, po asgjë e keqe s’i erdhi kombit nga dalja 1 minutë e asaj harte, njofton Klan Kosova. “Kinse patriotët kanë gjetur punë sot duke u marrë me një hartë të prezantimit të presidentit të gjigantit spanjoll Melia Group në konventën e turizmit, ku mungonte Kosova!Dihet që Spanja ashtu e ka hartën e rajonit po asgjë e keqe s’i erdhi kombit nga dalja 1 minutë e asaj harte!”. “Shqipëria s’është Irani ku të ftuarve në konferenca ndërkombëtare u kontrollohen prezantimet dhe as konventa s’ishte sheshbeteja diplomatike për njohjen e Kosovës nga Spanja! E keqja kombit tonë i vjen bash nga ata që merren tërë ditën me kësi luftërash pa lidhje mes shqiptarësh!”. Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje. Në Konventën e Turizmit në Tiranë, Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë (VIDEO) klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 day
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day