Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Harry dhe Meghan në pritje të fëmijës së dytë

NULL NULL
15.02.2021 08:19

Princi britanik Harry dhe gruaja e tij Meghan, Duka dhe Dukesha e Sussex, janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë, tha të dielën një zëdhënës i çiftit.

Harry, 36 vjeç dhe Meghan, 39 vjeç, u tërhoqën nga detyrat mbretërore në janar 2020 dhe u transferuan me djalin e tyre të parë Archie në Kaliforninë Jugore për të bërë një jetë më të pavarur dhe për t’i shpëtuar mediave britanike, transmeton Klan Kosova.

“Ne mund të konfirmojmë që Archie do të jetë një vëlla i madh. Duka dhe Dukesha e Sussex janë shumë të lumtur që presin fëmijën e tyre të dytë ”, tha zëdhënësi.

Archie lindi në maj 2019.

lajme të ngjashme