Harry dhe Meghan duan të blejnë një shtëpi shtatë milionë dollarëshe në Kaliforni NULL NULL 22.02.2020 19:00 22.02.2020 19:00 Pak më shumë informacione kanë dalë në lidhje me planin e zhvendosjes së Princit Harry dhe Meghan Markle në Amerikën e Veriut. Dyshja kanë kaluar shumë kohë në ishullin Vancouver (përfshirë këtu një rezidencë prej 14 milion dollarë atje) dhe ka raporte që ata do ta mbajnë Frogmore Cottage kur të vizitojnë Mbretërinë e Bashkuar, njofton Klan Kosova. Por, siç po raportohet ata po mendojnë gjithashtu për një vend në Malibu, California. California është vendi ku jeton nëna e Meghan, Doria Ragland. Daily Mail ka fotografitë e rezidencës prej 7 milionë dollarësh që çifti raportohet se po e shikojnë për ta blerë. Është në një gadishull të vogël, i cili është i rrethuar me pemë dhe ka një pamje mahnitëse. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.