Hardinaj: Të reflektojmë si shoqëri mbi sfidat që përballen personat me aftësi të kufizuara NULL NULL 03.12.2023 11:42 03.12.2023 11:42 Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, tha se si shoqëri duhet reflektuar mbi guximin dhe përpjekjet që personat me aftësi të kufizuara i bëjnë në përballjen e sfiidave të paimagjinueshme. “Sot në shënimin e 3 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, të reflektojmë si shoqëri mbi guximin dhe përpjekjet e tyre në përballjen e sfidave të paimagjinueshme çdo ditë”, shkroi ai. “Të ndajmë dashurinë, përkrahjen dhe respektin tonë, dhe të punojmë së bashku për vazhdimin e ndërgjegjësimit tonë si shoqëri, për zhdukjen e të gjitha paragjykimeve, heqjen e barrierave dhe krijimin e një ambienti që do të ofronte kushtet për një jetë sa më të lumtur për ta”, shtoi Haradinaj në Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 11 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 13 orë më parë