Haraqija: Është vërtetuar që Vetëvendosjen e ka krijuar SHIK-u (VIDEO) NULL NULL 06.08.2024 21:00 06.08.2024 21:00 Astrit Haraqija Ish-ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Astrit Haraqija, tha se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës, u kanë mbijetuar ndryshimeve të mëdha, prandaj sipas Haraqisë këto do duhej të ishin dy subjektet e vetme në vend. “Janë dy subjekte politike në Kosovë, LDK dhe PDK, që çdo ditë po vërtetohet se këto të dyja kanë me mbijetu. Sepse AAK-ja është e Haradinajt, nëse nuk është Haradinaj s’ka parti më, ajo nuk mbijeton më. Njëjtë është edhe Vetëvendosje, pa Albin Kuritn s’ka më. E mira është që PDK-ja, LVV-ja dhe partitë tjera nga ky krah i luftës është mirë të bashkohen me PDK-në, ta kenë një koncept të përbashkët dhe LDK-ja me ndejtë në pjesën tjetër me PSHDK-në”, tha Haraqija. Haraqija tha se zhvillimet politike në vend po e dëshmojnë çdo ditë se Lëvizja Vetëvendosje është themeluar nga Shërbimi Informativ i Kosovës. “Unë kam thënë moti se Vetëvendosjen e ka kriju SHIK-u qeshnin me mu, tash po shihet që krejt pjesë e PDK-së që kanë qenë janë brenda Vetëvendosjes, LDK s’ka. Është e vërtetë 100 për qind, u pa pasi kaloi Rexhep Selimi aty, tash të gjithë bashkë janë kjo strukturë, nuk janë të LDK-së”, tha Haraqija. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandiq dridh Serbinë: Studentët të vendosin lule në Batajnicë, ku kishte varreza masive me shqiptarë (VIDEO) 17 minuta më parë
Kino dhe Teatër Java e Kulturës së Kosovës në Berlin, Ajeti: Akt i kujtesës për viktimat dhe të zhdukurit 2 orë më parë