Haradinaj uron Turqinë për 102-vjetorin e Republikës: Mirënjohës për përkrahjen ndaj Kosovës NULL NULL 29.10.2025 19:22 29.10.2025 19:22 Foto: Ramush Haradinaj, Facebook Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar shtetin turk me rastin e 102-vjetorit të Shpalljes së Republikës së Turqisë. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të mira mes dy popujve dhe ka falënderuar Turqinë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës. “Sot, Turqia feston 102-vjetorin e Shpalljes së Republikës, dhe me këtë rast kisha nderin që ambasadorit Sabri Tunç Angılı t’i shpreh urimet e mia për paqe dhe prosperitet të shtetit dhe popullit turk, si dhe mirënjohjen për përkrahjen e vazhdueshme të Turqisë për shtetin e Kosovës, zhvillimin e institucioneve dhe në proceset integruese”, shkroi Haradinaj. /Klankosova.tv