Haradinaj uron punëtorët - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haradinaj uron punëtorët

NULL NULL
01.05.2015 12:44

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ia ka uruar gjithë punonjësve të Kosovës 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Punës.

“Mbarë punonjësve të vendit ua uroj 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare të Punës, duke ndarë me ta shqetësimin e përbashkët për gjendjen aktuale në vend dhe për statusin jo të kënaqshëm të kësaj kategorie të shoqërisë sonë’ thuhet në urimin e kreut të AAK-së.

Haradinaj shpreson se 1 Maji të jetë moment i duhur reflektimi i qeverisë dhe institucioneve për të ardhme e ditë më të mira për punëtorinë dhe për mundësi, shpresë e angazhim për rininë, ekspertët dhe kuadrot që ka dhe ofron kosova.