Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haradinaj uron Ditën e Çlirimit të Suharekës: Gjithmonë në kujtim të të rënëve 

NULL NULL
13.06.2025 11:57

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 26-vjetorin e Çlirimit të Suharekës.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka shprehur mirënjohjeje për sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe qytetarëve të kësaj treve të qëndresës, transmeton Klankosova.tv.

“Urime Dita e Çlirimit, Suharekë!

26 vjet më parë, djemtë dhe vajzat më të mirë të këtij vendi i dhanë fund një epoke të errët nën robëri,” ka shkruar Haradinaj.

Ai ka theksuar se trimëria e UÇK-së dhe sakrifica e popullit bënë që jo vetëm Suhareka, por mbarë Kosova të ngrihej mbi plagët dhe dhimbjen për të ecur drejt lirisë.

“Në këtë ditë, përulemi me nderim para atyre që ranë për të mos vdekur kurrë, ata që me gjakun e tyre e shkruan fitoren e kombit,” ka shtuar ai.

Në përfundim të mesazhit, Haradinaj thekson se përkushtimi për drejtësi dhe përkujdesja ndaj kujtimit të dëshmorëve mbeten të përhershme:

“Gjithmonë në kujtim të të rënëve. Gjithmonë në kërkim të drejtësisë për viktimat”, ka shkruar Haradinaj.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.