Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haradinaj fton deputetët ta zbatojnë vendimin e Kushtetueses për Kuvendin

NULL NULL
26.06.2025 19:29

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës që të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që është kundër formimit të Komisionit për votim të fshehtë në seancat konstituive.

Në një postim në Facebook, Haradinaj u deklarua kështu pasi Kushtetuesja ishte pro kërkesës së kësaj partie politike për çështjen e lartcekur.

“Në një situatë të një bllokade totale të krijimit të institucioneve të Republikës së Kosovës, përfshirë edhe konstituimin e Kuvendit, një rast i padëgjuar ky për botën demokratike, kemi kërkuar rrugëdalje në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Nuk e kemi bërë për interesa partiake, por për interes të vendit dhe të zbatimit të vullnetit të shprehur me votë në zgjedhjet parlamentare të shkurtit të vitit 2025. Këtë kërkesë tonën nuk e kemi shndërruar në çështje e as në kauzë politike”.

“Prej ditës që e kemi dorëzuar kërkesën tonë në Gjykatë, më 12 maj 2025, nuk kemi bërë asnjë komunikim publik për epilogun eventual të saj, gjithnjë duke mos dashur të interferojmë në vendimin e Gjykatës. Nuk mund të mos shprehemi të lehtësuar që kërkesa e AAK-së për interpretim dhe zgjidhje nga Gjykata Kushtetuese është pranuar dhe Gjykata ka nxjerrë vendim për këtë çështje, duke krijuar një bazë ligjore për të dalë nga ngërçi i krijuar”.

“Shfrytëzoj rastin që t’u bëj thirrje të gjithë deputetëve, pa dallim përkatësie politike e partiake, që ta zbatojnë këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe t’i hapin rrugë konstituimit të Kuvendit dhe krijimit të institucioneve që dalin nga zgjedhjet e fundit parlamentare”, shpreh Haradinaj. /Klankosova.tv

Konfirmohet raportimi i Klankosova.tv: Kushtetuesja obligon deputetët të konstituojnë Kuvendin 30 ditë nga sot

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.