Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haradinaj: Turqia, mbështetëse e fuqishme e Kosovës në të gjitha proceset

NULL NULL
29.10.2024 19:42
Kryetari i AAK-se, Ramush Haradinaj, me ambasadorin e Turqise
Kryetari i AAK-se, Ramush Haradinaj, me ambasadorin e Turqise

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Republika e Turqisë ka qenë mbështetëse e fuqishme e Kosovës në të gjitha proceset, dhe vazhdon të mbetet aleate e rëndësishme e Kosovës në shumë fusha.

Këtë sot ai e deklaroi në një postim në Facebook, derisa ka marrë pjesë në eventin që u organizua nga Ambasada e Turqisë në Kosovë për nder të 101-vjetorit të Pavarësisë së Turqisë.

“Sot Turqia feston 101-vjetorin e Shpalljes së Republikës, dhe me këtë rast kisha nderin që ambasadorit Sabri Tunç Angili t’i shpreh urimet e mia për paqe dhe prosperitet të shtetit dhe popullit turk, si dhe mirënjohjen për përkrahjen e vazhdueshme të Turqisë për shtetin e Kosovës, zhvillimin e institucioneve të saj dhe në synimin tonë për anëtarësimin direkt në NATO”, ka thënë Haradinaj. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.