Haradinaj: Të mbahet mend heroizmi i personelit mjekësor në luftën kundër Covid-19 NULL NULL 18.05.2020 12:47 18.05.2020 12:47 Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ndodhet në Ferizaj, me ç’rast ka zhvilluar një vizitë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. Ai ka thënë se puna dhe heroizmi i personelit mjekësor në luftën kundër Covid-19 duhet të mbahet mend, njofton Klan Kosova. “Ndaluam sot për ta parë për së afërmi mobilizimin e personelit mjekësor në Ferizaj me qëllim që t’i falënderojmë për një punë të madhe që e kanë bërë në luftimin e Covid-19”. “Në Ferizaj ka një numër të caktuar të qytetarëve të identifikuar me Covid-19, ka pasur dy raste tragjike; mirëpo tash shihet se gjendja është nën kontroll dhe po përmirësohet”. “Shpresoj shumë se shoqëria kosovare do t’i mbajë në mend të gjitha nivelet institucionale – heroizmin e personelit mjekësor në këto ditë të vështira”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.