Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haradinaj takohet me Thaçin në Presidencë

NULL NULL
19.03.2018 11:52

Kryeministri dhe Presidenti i vendit janë takuar sot në mëngjes në Presidencë, njofton Klan Kosova.

Ramush Haradinaj e Hashim Thaçi takimin e kanë zhvilluar herët në mëngjes.

Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar këshilltari politik i kryeministrit, Halil Matoshi.

“Po takim ka ndodhur”, ka thënë Matoshi, por nuk ka specifikuar temën për të cilën është biseduar, duke thënë vetëm se “takimi ishte i rregullt në suaza të bashkërendimit ndërinstitucional të punëve të shtetit”.

Nesër pritet që në orën 16:00 të mbahet seanca për Demarkacionin në Kuvendin e Kosovës.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.