Haradinaj takohet me Kosnett, bisedojnë për zgjedhjet e 6 tetorit NULL NULL 18.09.2019 18:11 18.09.2019 18:11 Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim të rregullt me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit politike. Ai ka falënderuar ambasadorin për qëndrimin e shtetit të tij që Kosova që t’u prijë përpara proceseve që çojnë në konsolidimin e brendshëm dhe të jashtëm të vendit, njofton Klan Kosova. “Takim i rregullt dhe përmbajtjesor me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett me të cilin diskutuam mbi zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë, zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 Tetorit, proces ky për të cilin Kosova ka treguar nivel të lartë të demokracisë. Falënderova Ambasadorin Kosnett për qëndrimin e tij konsistent, që Kosova t’u prijë përpara proceseve që çojnë në konsolidimin e brendshëm dhe të jashtëm të vendit. Shpreha si gjithmonë, mirënjohjen e posaçme për rolin jetik që ShBA-të kanë pasur për Kosovën, si aleat i fuqishëm i yni”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandidati i parë shqiptar për kryetar të Cyrihut, Avdili: Shenjë e zhvillimit të komunitetit tonë në Zvicër 02/07/2025
Kosova "Fitore Pacolli postime të rreme", Demaku: Shqetësuese se si një deputete me lehtësi flet për mashtrim (VIDEO) 02/07/2025