Haradinaj: Takimet bilaterale me Serbinë duhet të kushtëzohen me lirimin e pakusht të Arbnor Spahiut NULL NULL 05.07.2025 14:18 05.07.2025 14:18 Deputeti i betuar, Daut Haradinaj ka reaguar ashpër pas një muaji nga arrestimi i ish-policit, Arbnor Spahiu, në Serbi. Ai e cilëson këtë arrestim si një akt politik dhe një formë të kidnapimit nga regjimi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. “Arrestimi politik i qytetarit të Republikës së Kosovës, Arbnor Spahiu, mbi akuza absurde tash e një muaj, është dëshmi e qartë se Serbia vazhdon të operojë me mendësinë e vjetër. Ky arrestim përbën një kidnapim të mirëfilltë nga shteti serb, më saktësisht nga regjimi i Aleksandër Vuçiqit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. Ai theksoi se takimet bilaterale me Serbinë s’duhet të vazhdojnë pa lirimin e Spahiut, përcjell Klankosova.tv. “Takimet bilaterale duhet të kushtëzohen me lirimin e pakusht të qytetarit tonë, i cili është kidnapuar nga shteti serb, më saktësisht nga Vuçiq. Serbia vazhdon me mendësinë e vjetër, duke shkelur çdo parim dhe çdo të drejtë njerëzore, duke u sjellë si shtet i vetë-kapur nga kasta e vjetër”. “Ju bëj thirrje të gjithë sektorit të sigurisë, atyre që kanë qenë dhe janë, ushtarëve të UÇK-së, të evitojnë udhëtimin përmes Serbisë”, ka shkruar tutje Haradinaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 1 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 4 orë më parë