Haradinaj: Sunny Hill dhe Dokufest, po dëshmojnë aftësi të mëdha në organizime globale NULL NULL 02.08.2019 20:32 02.08.2019 20:32 Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka lavdëruar dy organizimet e festivaleve ndërkombëtare “Sunny Hill” dhe Doku Fest. Haradinaj me këtë rast thekson se nëpërmjet këtyre dy festivaleve po dëshmon vlera të mëdha në kulturë dhe aftësi në organizime me peshë globale. Tutje ai ka shtuar se këto organizime po mbledhin rreth vetës shumë turistë, dhe shumë njerëz të njohur të filmit dhe muzikës. “Mbresëlënës fakti se angazhimi i pandalshëm i krijuesve të këtyre festivaleve, po mbledh rreth vetës turistë të shumtë, adhurues dhe njerëz të njohur të botës së filmit e të muzikës dhe e rëndit Kosovën në hartën e ngjarjeve të mëdha globale.” Në fund ai përgëzoj këngëtarën me famë botërore Dua Lipa dhe organizatorët e Dokufest, që qytetarëve po ju dhurojnë atmosferë të gjallë. “Përgëzoj këngëtaren tonë me famë botërore Dua Lipa dhe organizatorët e DokuFest, që po iu ofrojnë qytetarëve të këtij vendi një atmosferë të gjallë e përplot entuziazëm.” Falemnderit të gjithë atyre që na bëjnë krenarë me veprat e tyre. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 11 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 12 orë më parë