Haradinaj-Stublla takon ambasadoren e Izraelit në Beograd: Krenohemi me miqësinë e përjetshme NULL NULL 08.07.2020 16:34 08.07.2020 16:34 Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj-Stublla ka pritur sot Ambasadoren e Izraelit me mision në Beograd, Alona Fisher-Kamm. Ajo ka thënë se e ka falënderuar ambasadoren Fisher-Kamm për anagazhimin konstruktiv në ngritjen e raporteve në mes të Izraelit dhe Kosovës. “Derisa shtetet tjera janë krenare me miqësinë e krijuar me shtetin e Izraelit së fundi, ne krenohemi me miqësinë e përjetshme që kemi pasur si dy popuj liridashës. Numri i hebrenjve në Kosovë dhe viset tjera shqiptare gjatë luftës së dytë botërore është rritur, familjet shqiptare përmes Besës së dhënë kanë shpëtuar mijëra herbrenj. Thellimi dhe avancimi i bashkëpunimit shumëdimensional, mbetet përkushtim i yni i përbashkët”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në Facebook. Kryediplomatja kosovare ka thënë se e ka mirëpritur gatishmërinë e ambasadores Fisher-Kamm për asistencën ndaj Kosovës në menaxhimin e luftës kundër pandemisë Covid-19. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova LDK-ja dorëzon në ora 14:30 lëndën në Kushtetuese për Komisionin për Votim të Fshehtë 6 minuta më parë
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 16 orë më parë