Haradinaj-Stublla për Samitin e Tiranës: S’është fotografi e mirë të shohim se vetëm Kosova abstenon (VIDEO) NULL NULL 29.02.2024 18:49 29.02.2024 18:49 Meliza Haradinaj-Stublla Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla sot në “Info Magazine” në Klan Kosova ka folur në lidhje me Samitin e Tiranës. Ajo u shpreh se nuk ishte fotografi e mirë të shihej që vetëm Kosova mungonte, ndonëse sipas saj, ishte në një komunikim online, përcjell Klankosova.tv. “Unë nuk i di arsyet e kryeministrit Kurti, por nuk është fotografi e mirë të shohim se vetëm Kosova abstenon, ndonëse ishte në një komunikim online”. “Por, nuk e arsyeton fare abstenimin ne një samit kaq të rëndësishëm, së paku ka mundur të dërgojë zëvëndëkryeministrin Bislimi, i cili është përgjegjës për integrimin evropian”, është shprehur ajo.