Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haradinaj Stublla: Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Serbi – është alarmante

NULL NULL
03.10.2020 16:31

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj Stublla, ka pritur sot në një takim Muharrem Salihun, anëtar i Këshillit Komunal të Medvegjës, ndërmarrës dhe patriot i dalluar, me të cilin kanë biseduar për gjendjen e shqiptarëve në jug të Serbisë.

“Sot pata nderin e veçantë të takoja Z. Muharrem Salihu, anëtar i Këshillit Komunal të Medvegjës, ndërmarrës dhe patriot i dalluar.Dëgjova me interes të lartë dëshminë e z. Salihu mbi gjendjen e shqiptarëve në jug të Serbisë dhe problemet e tyre të jashtëzakonshme me shpopullimin e mungesën e të drejtave kombëtare.” është shprehur ministrja Haradinaj Stublla.

Shefja e diplomacisë kosovare ka thënë se angazhimi i Salihut është një shembull se si të gjithë duhet ta ndihmojmë Luginën, njofton Klan Kosova.

“Z. Salihu përveç angazhimit të tij politik në Medvegjë, e diplomatik për gjithë Luginën, është edhe një biznesmen i shquar i cili po investon fuqishëm në industrinë e tekstilit për zonën, me qëllim ofrimin e mundësive për të jetuar, punuar e rritur profesionalisht, për të gjithë shqiptarët në Serbi, veçanërisht në jug. Angazhimi i tij patriotik është shembulli më i mirë për të gjithë ne, se si mund ta ndihmojmë Luginën e njëri-tjetrin.” ka thënë Haradinaj.

Kryediplomatja Haradinaj ka theksuar se me z.Salihu kanë diskutuar në veqanti për çështjen e pasivizimit të adresave shqiptare nga autoritetet e Serbisë, duke thënë se ky është një shqetësim i përbashkët.

“Diskutuam për projektet e përbashkëta të ardhshme si lidhja rrugore Kosovë-Medvegjë, dhe trajtuam shqetësimin e përbashkët për çështjen e pasivizimit të adresave shqiptare nga autoritetet e Serbisë.I përcolla Z. Salihu angazhimin e përbashkët me Shqipërinë me firmosjen e Marrëveshjes për ngritjen e fondit të përbashkët në mbështetje të Luginës, zotim ky i cili është hapi i parë për të ndihmuar konkretisht bashkëkombasit tanë në Luginë.” ka përfunduar ministrja Haradinaj Stublla.

Haradinaj Stublla: Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Serbi, veçanërisht në jug, është alarmanteMinistrja e…

Publiée par Ministry of Foreign Affairs and Diaspora – Republic of Kosovo sur Samedi 3 octobre 2020

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.