Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haradinaj-Stublla: Gjermania është partneri ynë kryesor në BE

NULL NULL
07.07.2020 11:07

Marrëdhënia bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë është strategjike dhe e veçantë, tha të martën Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla.

Në bisedën telefonike që zhvilloi me homologun nga Gjermania, ministrin Heiko Maas, Ministrja Haradinaj – Stublla tha se në kohëra të vështira, përkrahja gjermane ishte vendimtare për përpjekjet e paqes dhe shtetndërtimit në Kosovë, dhe se sot Gjermania vazhdon të jetë përkrahësja më e madhe e Kosovës Euro-Atlantike, e sigurisë dhe stabilitetit të saj.

“Kësaj marrëdhënieje strategjike i shtohet vlera me diasporën tonë në Gjermani, të cilët janë kontribues të mëdhenj të miqësisë sonë historike, politike e ekonomike”, tha kryediplomatja kosovare.

Gjatë kësaj bisede telefonike është diskutuar edhe rreth gjendjes së vështirë me pandeminë, zhvillimeve politike në Kosovë, dhe pritjet e mëdha në Presidencën Gjermane të BE-së rreth përmbylljes së agjendës së liberalizimit të vizave.

“E falënderova Ministrin Maas për qëndrimin parimor që ka mbajtur Gjermania në favor të ruajtjes së integritetit territorial të Kosovës, dhe shpreha besimin se dialogu me Serbinë do të zhvillohet duke respektuar këtë parim”, tha Haradinaj – Stublla, transmeton Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.