Haradinaj-Stublla: Ambasada e Kosovës në Berlin është në kontakt me autoritetet gjermane për t’u sqaruar tragjedia NULL NULL 13.10.2020 14:59 13.10.2020 14:59 Ministrja e Jashtme Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se Ambasada e Kosovës në Berlin janë në kontakt me autoritetet gjermane për t’u sqaruar rasti i ndarjes nga jeta të dy vëllezërve kosovarë. Me këtë rast, Ministria e Jashtme dhe e Diasporës, ka shprehur ngushëllime për prindërit e familjarët për tragjedinë që ndodhi në Gjermani, ku 13 dhe 17 vjeçari me prejardhje nga Deçani u përplasën për vdekje nga një tren, njofton Klan Kosova. ”Me rastin e vdekjes tragjike të personave B.A dhe H.A (13 dhe 17 vjeçar) në Gjermani, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për prindërit e familjarët, si dhe qytetarët e Deçanit dhe Kosovës. Ambasada e Kosovës në Berlin dhe Konsullata e Përgjithshme në Bavari janë në kontakt me autoritetet gjermane për t’u sqaruar kjo tragjedi e rëndë. Jeta jashtë vendlindjes në këto rrethana din të jetë shumë e rëndë, dhe jemi duke bërë çdo gjë që familjes t’u gjindemi pranë në këto çaste të vështira”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.