Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Haradinaj: Situata me helmimet në Deçan është nën kontroll

NULL NULL
14.07.2021 22:07
Kosovo prime minister Ramush Haradinaj, speaks to the media during a press conference in Kosovo capital Pristina on Tuesday, Dec. 18, 2018. Haradinaj blamed Europe Union's foreign policy chief for "deviating the dialogue" on normalizing ties with Serbia. Haradinaj said that, while Serbia is taking major steps toward the integration with the bloc, his country's residents have remained "in a ghetto," not enjoying the visa-free travel to EU countries though it has fulfilled all requirements. (AP Photo/Visar Kryeziu)

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se numri i qytetarëve me simptoma helmimi në Deçan nuk është në rritje dhe se situata është nën kontroll.

Ai më anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar gjatë këtyre ditëve për qytetarët e kësaj pjese.
Komuna e Deçanit drejtohet nga Bashkim Ramosaj, që është nga radhët e AAK-së, transmeton Klankosova.tv.

“Falënderim për të gjithë ata që janë të angazhuar në menaxhimin e krizës në Deçan, pas helmimit masiv të qytetarëve atje. Veçanërisht, falënderim për kryetarin e komunës z.Bashkim Ramosaj, Shtabin Emergjent, personelin mjekësor dhe teknik, ushtarët e Kosovës, ushtarët e KFOR-it nga kontigjenti amerikan dhe italian, Policinë e Kosovës, Bashkësinë Islame, bizneset, organizatat humanitare dhe qytetarët e vullnetit të mirë që kanë ndihmuar në forma të ndryshme”.

“Fatmirësisht numri i qytetarëve me simptoma helmimi nuk është në rritje dhe situata është nën kontroll. Uroj shëndet të plotë për të gjithë qytetarët dhe uroj që të mos kemi më fatkeqësi të tilla!”, ka shkruar Haradinaj.

lajme të ngjashme